Kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako ka uruar 28-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. 

Sako ka zgjedhur të urojë me një foto të kryeministrit Edi Rama ndërsa shkruan se kjo ditë rrit edhe më shumë përgjegjësinë e të gjithëve për të bërë maksimumin drejt progresit.

POSTIMI I PLOTË

Forca më e madhe politike e shqiptarëve, Partia Socialiste shënon sot plot 28 vite jetë. Urime gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë ditë, e cila na rrit të gjithëve edhe më shumë përgjegjësinë për të bërë maksimumin drejt progresit! Gëzuar të gjithë socialistëve!