Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter thotë se tashmë mazhoranca në Komisonin e Ligjeve ka votuar draftin e dakordësuar më opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor, pavarësisht se nuk ka gjetur konsensusin e opozitës parlamentare.

“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o.parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”, shkruan kreu i qeverisë.

Sot në orën 11:00 kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim me Presidentin e vendit Ilir Meta, takim ky që zgjati për rreth një orë, ku fokusi i diskutimit ishte mbi ndryshimet kushtetuese.