Xhaçka në takimin e posaçëm të OSBE-së: Shqipëria përfaqësim gjithnjë e më të lartë të grave në sektorin e mbrojtjes

23/05/2020 - 10:15

“Përfaqësimi gjithnjë e më i lartë i grave në sektorin e mbrojtjes përbën një vlerë të shtuar, në axhendën e të drejtave të grave e vajzave në shoqërinë shqiptare në tërësi”.

Kështu deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në takimin e posaçëm të OSBE, kryesimin e së cilës aktualisht e ka Shqipëria.

“2020-ta shënon 20-vjetorin e rezolutës 1325 të OKB-së “Gratë, paqja dhe siguria”. Edhe më shumë vullnet politik duhet për zbatimin e plotë të rezolutës, ndërsa shifrat tona të përfaqësimit të grave e vajzave në fushën e mbrojtjes flasin më së miri për investimin e duhur për të drejtat e grave e vajzave në vendin tonë”,  theksoi Xhaçka.

Ministrja Xhaçka u shpreh se “18.6% e punonjësve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura janë gra e vajza. 14% e efektivëve të Forcave të Armatosura janë gra e vajza. 33% e rekrutimeve për kandidatë për oficerë të rinj në fund të vitit 2019 janë gra e vajza. 10% e pozicioneve drejtuese në radhët e ushtarakëve dhe 22% në radhët e civilëve mbahen nga zonja”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka falënderuar Kuvendin Komunal të Bujanocit dhe të gjithë Luginën e Presh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ndarë në rrjetin social Facebook një mesazh urimi për Ditën e Çlirimit.

As këtë vit nuk munguan nostalgjikët e diktaturës dhe komunistët në kremtin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

Përmes ish-deputetes Orjola Pampuri, Partia Demokratike denoncoi një tjetër tender korruptiv të qeverisë, siç u shpreh ajo.

Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Ambasada Amerikane ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Çlirimit me disa vargje të Naim Frashërit.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe ministra të qeverisë e

Mëngjesin e 29 Nëntorit, kryesministri Edi Rama ka vensdosur të publikojë në profilin e tij në Facebook një shprehje të Qemal Stafa.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, me anë të një postimi në “Facebook” njofton se sot ka takuar heroin e luftës së Kosovës, Skerdilajd Llagam

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari dhe Pano Soko kanë zgjedhur ditën e sotme për të prezantuar organizimin e partisë së re "Nisma".