Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Ohër për të marrë pjesë në samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian.

Siç bën me dije zyra e shtypit e Kryeministrisë, Rama do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar me këtë rast nga Presidenti Pendarovski.

Samiti do të pasohet nga konferenca për shtyp në orën 12.00.

Ndërkohë, ditën e diel do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp në orën 12.00 ndërsa në samit do të marrë pjesë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.