ITALI, 30 prill 2013– Ditën e hënë kanë rënë në prangat e policisë së Firences dy shqiptarë dhe një shtetase rumune.

Ata janë arrestuar nga policia e Firences në Itali, sepse janë kapur me 23 kilogram kokainë.

Arrestimi i tyre është realizuar nga policia e Firences, e cila e konsideron drogën e sekuestruar si një nga sasitë më të mëdha të kapura deri tani.  

Dy automjetet e shqiptarëve u ndaluan për një kontroll rutinë në autostradë.

Gjatë kontrollit të automjeteve u zbulua se, në të dyja ato ishte krijuar posaçërisht një ndarje e fshehtë, për të transportuar 11 dhe 12 kg drogë.

Të tre personat e përfshirë në ngjarje janë arrestuar, me akuzën e mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Atyre u janë sekuestruar edhe 2.000 euro dhe katër celularë.

Identitetet e 3 shqiptarëve nuk bëhen publike për arsye hetimi, pasi autoritetet italiane  dyshojnë se ata janë pjesë e një organizate ndërkombëtare  të trafikut të  drogës.