DURRËS, 29 prill 2013– Forcat e Policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë pasditen e djeshme rreth orës 18.00 shtetasin Klean Sadikllari, 20 vjec, banues në Durrës.
20 vjeçari rreth orës 04.30 të ditës së djeshme dyshohet se ka vjedhur 11.5 metra tub bakri për skrap në banesën e shtetasit G.L., në lagjen Nr 17 Durrës.
Sasia e tubit të vjedhur u sekuestrua në cilesine e provës materiale.
Mbi 20 vjeçarin Sadikllari rëndon akuza për kryerjen e veprës penale të "vjedhjes".





