DURRËS, 29 prill 2013– Ditën e djeshme rreth orës 03.00, forcat e policisë së Durrësit kanë vënë në pranga shtetasin Ardian Domi, 41 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë ky shtetas dyshohet se me datë 27.04.2013, rreth orës 21.00, duke drejtuar automjetin Audi me targa DR 3281 D, ka aksidentuar në lagjen 16, këmbësorin me iniciale Gj.K., 48 vjeç, banor i lagjes nr 17 Durrës.
Gjatë këtij aksidenti 48 vjeçari ka mbetur i lënduar dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Durresit.
Aktualisht i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mbi 41 vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ”Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.





