ITALI– Pesë shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane pasi kanë plagosur me thika dy afrikanë.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin italian, Romë ndërsa mësohet se dy të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njëri prej dy të plagosurve është në gjendje kritike duke iu nënshtruar operacionit. 

Sulmi ndaj dy afrikanëve ka ndodhur para një lokali në  rrugën Palmiro Togliatti dhe banorët në vendngjarje kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje duke ndjekur gjurmët e gjakut.

Inicialet e shqiptarëve të arrestuar janë: G.K 24 vjeç, C.A 20 vjeç, C.A 29 vjeç, P.M 41 vjeç, H.X 25 vjeç.

Pesë shqiptarët akuzohen për vrasje të mbetur në tentative dhe policia ende po heton për zbardhjen e motivit të këtij sulmi.