GJIROKASTER – Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 2 kg kanabis në një autobus të linjës Athinë-Gjirokastër dhe ka vënë në pranga dy persona.
Burimet nga policia e Kakavijës deklaruan se gjatë një kontrolli të ushtruar udhëtarëve në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, është pikasur se në një çantë dore dhe në brendësi të një torte fshiheshin 2 kg kanabis.
Pas sekuestrimit të drogës, uniformat blu kanë shoqëruar çiftin, Fatjon Haderaj dhe Ela Malko.