TIRANE – Një efektiv policie është prangosur nga kolegët e tij, pasi dyshohet se tentoi gjatë një konflikti të plagosë me armë një person. 

Burime nga policia konfirmuan për News24 se është shoqëruar efektivi Edmond Lasku, i cili punonte tek Burgu i Vaqarrit pasi ka qëlluar me armën e punës gjatë një konflikti personal ndaj një personi tjetër. 

Shokët e tij, kolegë të punës e kanë ndaluar Laskun duke parandaluar kështu një krim të mundshëm brenda ndërtesës së burgut. 

Kanë qenë efektivë të komisariatit numër 1 të policisë që kanë shoqëruar më pas punonjësin e burgut.