Gjendet në rezervuarin e Kamenicës trupi i pajetë i 54-vjeçarit nga Korça, i zhdukur që prej 26 janarit.

Palombarët nisën mesditën e sotme kërkimet në rezervuarin e fshatit Kamenicë.

54-vjeçari u shpall i humbur nga familjarët që në datën 26, me policinë që kishte dyshime që shtetasi Valter Lame të kishte humbur jetën në këtë rezervuar.

Pak para se të gjendej trupi i pajetë i 54-vjeçarit, babai i të ndjerit tha se djali i tij dhimbje të forta koke.

I ati tha se muajin e fundit e kishte dërguar Valterin në urgjencë mbi pesë herë. Ndërkohë që zbuloi se gjatë tre muajve i biri i ishte nënshtruar analizave dhe skanerëve.