Pas disa ditësh e infektuar me Covid-19, shefja e Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është shëruar nga virusi.
Lajmin e ka dhënë vetë ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu e cila nuk fsheh gëzimin për shërimin e saj, ndërsa thekson se Bino ka lënë spitalin infektiv pas dy javësh të vështira.
“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin #COVID1.
Të presim me padurim
#FORCA”, shkruan Manastirliu.





