Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë, 30 qershor, ligjin për dhënie amnistie.

Amnistia penale mori “dritën jeshile” në seancën e 18 qershorit në Kuvend, me 83 vota pro.

Nga kjo, do të përfitojnë 466 persona lirim të menjëhershëm nga burgu, 1 prej të cilave janë gra dhe vetëm një i mitur. Ndërkohë, 869 persona përfitojnë ulje dënimi, mes tyre tetë gra dhe një i mitur.