Një skandal i ri trondit Italinë dhe klubi i futbollit Ternana është në telashe të mëdha.Skuadra e përmendur nga Seria B ka mbetur pa trajner dhe videoja e shfaqur në internet ka tronditur shumë.Pasi Ternana humbi nga Cittadella, trajneri Aurelio Andreacoli dha dorëheqjen dhe pas ndeshjes presidenti i klubit Stefano Bandecchi u përlesh me tifozët, përcjellin mediat shqiptare.

“Andreazzoli është futbollist dhe mendon se nuk duhet të vazhdojë të punojë me një mesatare prej një pikë për ndeshje. Ekipet ndonjëherë kanë nevojë për “terapinë e shokut” dhe ai më tha se kjo ishte një nga ato situata. Po të isha në vend të tij, nuk do të largohesha.

Më tha gjithashtu se Cristiano Lucarelli bëri mrekulli me këtë ekip dhe më këshilloi ta ktheja. Do të më duhet të mendoj për të.”Njeriu i parë i ekipit ka pranuar se pas ndeshjes ka pështyrë tifozët.

“Është e vërtetë, kam pështyrë tifozët. Por më kanë pështyrë të parët. Unë mund të jem i krishterë, por nuk mund ta kthej faqen tjetër. Unë sjell para në këtë klub dhe ata më pështyjnë për të, kështu që janë tifozët ata që duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre.”