Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës duket se do të dështojë sikurse 2 të parët.

Opozita ende nuk ka asnjë emër në atë që përcaktohet si shansi i fundit nga maxhoranca për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.

Në raundin e katërt maxhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament.

Nesër, e hënë më 30 maj, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare.

Sipas njoftimit zyrtar, në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në orën 11: 00 do të vijojë seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit.