PSG-ja u shpall për herë të dytë në histori kampione e Europës teksa mposhti Arsenalin me penallti. Një sukses i jashtëzakonshëm për parizienët e Luis Enrikes të cilët e fituan këtë trofe dy vite radhazi.hgPor një moment është bërë viral teksa presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin po u jepte medaljet e arit lojtarëve të PSG-së.
Ai kujtoi që Ousmane Dembele është kapiteni dhe lojtari i fundit dhe u drejtua për ti dhënë trofeun, por sulmuesi francez i rikujtoi që kapiteni është Markinjos.Më pas Ceferin filloi duke qeshur dhe u rikthye nga braziliani për ti dhënë medaljen dhe më pas për ti dorëzuar trofeun e lavdishëm. Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.





