Presidenti Ilir Meta ka përgëzuar xhudisten Distria Krasniqi, e cila siguroi një arritje historike për Kosovën në Lojërat Olimpike duke fituar në finale medaljen e artë.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar e quan xhudisten Krasniqi më të mirën e botës dhe përshendet gjithashtu ekipin e saj që e shoqëron.

“Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës! 👏🥇
Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen! 👏❤️🇽🇰”, shkruan Meta.