Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri në datat 4-5 Shtator.

Osmani do të vijë në Shqipëri me ftesë të Presidentit Bajram Begaj dhe do të pritet me ceremoni zyrtare.

Vizita e kreut të Shtetit të Kosovës vjen pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë dhe pas refuzimit që kryeministri Albin Kurti i bëri kryeministrit Rama për një takim gjatë turit të tij Ballkanik për samitin e procesit të Berlinit.