Një prezantuese e famshme televizive në Indi ndërroi jetë pasi një pemë palme i ra mbi kokë dhe e zuri poshtë. 58-vjeçarja Kanchan Nath, u kthye në shtëpi pas një leksioni për joga që kishte ndjekur në Chembur, Mumbai, në momentin që ndodhi ngjarja.
Pamjet që po qarkullojnë në internet tregojnë momentin e frikshëm kur gruaja po ecte normalisht në rrugë dhe mbi të përplaset pema që bie papritur.
Gjithçka duket si një skenë filmi e inskenuar, por është një vdekje e frikshme, që mund t’i ndodhte kujtdo.





