Shkodra ishte e fundit që mbylli procesin e Primareve. Kandidati fitues është Bardh Spahia, i cili mori 1011 vota.
Fluksi i lartë i anëtarëve bëri që votimet në Shkodër të mbylleshin rreth 2 orë me vonesë, ndërsa procesi i numërimit të mbyllej rreth orës 22:30 të mbrëmjes.
Rreth 14 mijë anëtarë të Partisë Demokratike u thirrën për të votuar këtë të diel përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar bashkie në Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë.
Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike tha se pjesëmarrja në këto Primare ishte më e lartë edhe se Referendumi i zhvilluar më 18 dhjetor.