Danimarka është konsideruar shpesh si një nga shtetet me nivelin më të lartë të lumturisë dhe kjo lumturi reflektohet edhe në praktikat edukative.
Modeli danez bazohet në vlerat si ekuilibri, pavarësia, dhe siguria emocionale, me një impenjim të lartë në krijimin e një ambienti të shëndetshëm për zhvillimin e fëmijëve.

Një aspekt qendror dhe thelbësor i prindërimit danez është koncepti i ‘Hygge’, që promovon një klimë familjare të ngrohtë dhe të mirëkuptueshme, ku kalohet kohë cilësore së bashku prind-fëmijë. E gjitha kjo përforcon lidhjen familjare dhe i jep rëndësi mirëqenies emocionale të fëmijëve.