Një autobus i linjës Qendër-Laprakë ka pësuar defekt në rrugën Tiranë-Kamëz, çka ka bllokuar si pasojë për disa minuta qarkullimin.

Kjo situatë ka shkaktuar kaos në trafik, por edhe nervozizëm te një pjesë e mirë e mjeteve me protestues, që janë duke shkuar drejt kryeqytetit.

Brenda pak minutash kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, ndërsa është bërë e mundur edhe ndezja dhe largimi i autobusit nga rruga, për të liruar qarkullimin.