Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet parlamentare të 21 prillit, Qani Xhafa është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Xhafa është përfshirë në një aksident rrugor dhe sipas Panorama Tv ka qenë në gjendje të dehur.
Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan. Mësohet se Qani Xhafa, i cili udhëtonte në gjendje të dehur, është përplasur me trafikndarësen në rrugë.
Pas aksidentit, ai është arrestuar nga efektivët e policisë.
Xhafa kandidoi për PD-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit ku ishte i renditur i 8 në listë, pas Luçiano Boçit.
Gjithashtu, Xhafa do të bëhet deputet pasi Luçiano Boçi do të lërë mandatin për shkak se do të garojë për kryetar bashkie në Elbasan në zgjedhjet vendore të 14 majit.