Edhe pse të gjitha masat e sigurisë përreth Gjykatës së Manhatanit ishin marrë për ndonjë sulm të mundshëm të mbështetësve të Donald Trump-it ishin marrë, asnjë vendim për arrestimin e ish-presidentit amerikan nuk u bë publik të martën.

Frika u përhap nga vetë Trump javën e kaluar, i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social privat Truth u bëri thirrje mbështetësve të dilnin rrugëve për të marrë në dorë fatin e kombit pasi ai do të arrestohej të Martën.

Por para gjykatës pati vetëm kalimtarë të rastit të cilët ndonjëherë hidhnin parulla pro dhe kundër Trump-it, si në rastin e këtij këmbësori që bën thirrje për burgosjen e ish-presidentit… dhe këtij kamionisti që shpreh bindjen se Trump nuk do të shkojë në burg por në Shtëpinë e Bardhë edhe për 4 vite të tjera.

Në Manhatan pati edhe manifestues të paktën që kërkonin arrestimin e tij, ndërsa pranë rezidencës në Florida ishin grumbulluar mbështetësit.

Sipas mediave amerikane, gjykatësit pritet të mblidhen këtë të Mërkurë për të ngritur akuza penale ndaj ish-presidentit për mashtrim me deklarimet tatimore, ndërsa javës tjetër mund të bëhet arrestimi.