Policia Rrugore ka bërë me dije se në Qafën e Murrizit vijojnë problemet në qarkullim për shkak të motit të keq dhe kushteve atmosferike. 

Mësohet se trashësia e dëborës vijon të mbetet problem për qarkullimin e automjeteve. 

Gjithashtu në zonën e Qafë Murrizit raportohet se ka edhe mungesë të energjisë elektrike. 

Policia u është drejtuar me një apel qytetarëve, ndërsa u kërkon që të lëvizin me goma dimërore.