Pritet të nisë në GJKKO procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë.
Procesi vijon pas veçimit të çështjes për 11 persona që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa në këtë dosje kanë mbetur për t’u gjykuar gjithsej 19 të pandehur.
Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj.
Gjykata, mbas kërkesës së mediave për të ndjekur procesin live me kamera, vendosi ta refuzojë kërkesën. Gjykata tha se prania e kamerave përbën rrezik sepse pritet të ketë dëshmitarë.
Ndërkaq Veliaj nuk është paraqitur në seancë.





