Regjisori, producenti dhe skenaristi britanik Stephen Knight në një intervistë për NME tha se prodhimi i filmik i serialit “Peaky Blinders” me Cillian Murphy në rolin e Thomas Shelby, është në punë dhe xhirimet do të fillojnë në vjeshtë.

“Do të jetë ky shtator. Tani jemi duke punuar për detajet përfundimtare dhe do të vazhdojmë deri në ditën e fundit para se të fillojmë xhirimet. I kemi rregulluar të gjitha, i kemi të gjitha angazhimet që na duhen, jemi gati të vazhdojmë”, tha drejtori.

“Mendoj se filmi do të jetë hapi tjetër dhe është mirë që fansat e Peaky Blinders të jenë në gjendje të bashkohen në një vend dhe ta shikojnë atë. Buxheti do të jetë më i madh dhe meqë e dimë se ky kapitull po përfundon, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Cillian është vërtet gati. Kështu që mezi pres që të fillojnë xhirimet”, tha ai.

Ai zbuloi gjithashtu se aktori i famshëm irlandez i kishte dërguar mesazhe atij pas çdo çmimi që çonte në garën për Oscar, duke thënë se sa shumë po priste të riprodhonte rolin me të cilin u identifikua.

“A nuk është e mahnitshme? Jam shumë i lumtur për të sepse e meriton. Pas çdo çmimi që fitonte, ai shkruante mesazhe dhe thoshte: “Mezi pres të bëj Peaky”. Ai konfirmoi se asnjë nga këto nuk do të ndryshojë atë që do të bëjmë më pas”, shpjegoi ai.