Papa Françesku, përkundër asaj që pritej, ka komentuar ngjarjen që po bën shumë bujë në Turqi. Një gjykatë i hoqi titullin muze Kishës së Shën Sofisë në Stamboll dhe tani propozimi është që të kthehet në xhami.
Nga sheshi Shën Pjetri, ku mbahen gjithmonë fjalimet e së dielës, Papa deklaroi shkurt: “Deti shkon përtej mendimeve të mia, shkon në Kostandinopojë dhe te Shën Sofia. Kam një dhimbje të madhe”.
Në Turqi ka një komunitet shumë të vogël katolik.