Kryetari i PD, Sali Berisha ka njoftuar pak më parë një takim me te rinjtë e Forumit Rinor të forcës politike që drejton.
JOFTIM PËR MEDIA
Protesta e 7 korrikut do të mbledhë të rinjtë drejtues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Në një takim me Kryetarin e PD, Sali Berisha në orën 19.00, në selinë e PD, studentë dhe gjimnazistë në Tiranë dhe në rrethe, do të bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.
Kryetari i Forumit Rinor Belind Këlliçi:”Sot të rinjtë do të diskutojnë me Kryetarin e PD, Sali Berisha mbi problemet me të cilat përballen ata sot, motivimin dhe angazhimin e Forumit Rinor për pjesëmarrje sa më të madhe të të rinjve. Më 7 korrik të rinjtë protestojnë për të ardhmen e tyre dhe jo për partitë politike”
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PD