Sot pasdite në orën 19:00 do të mbahet protesta e Partisë Demokratike, teksa në terren ka zbritur vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në zbatim të planit të masave.

Partia Demokratike ka marrë leje për protestën nga ora 19:00 deri në 22:00.

Një numër i madh efektivësh janë po ashtu në terren, që po mbrojnë Kryeministrinë. Gjatë tubimit të opozitës, janë në total të angazhuar afër 1500 policë. Është bllokuar pjesësisht bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Me nisjen e protestës, të gjitha akset afër Kryeministrisë do të bllokohen. Nëse protesta ‘shpërndahet’ dhe në institucione të tjera, teksa edhe ato rrugë pritet që të bllokohen.