Ndërkohë që brenda sallës së Kuvendit po zhvillohen punimet e seancës plenare, qytetarë dhe studentë janë mbledhur në shenjë proteste.

Grupi i studentëve protestues ka kërkuar trajtim të barabartë, duke u vënë ‘gjoba’ automjeteve të parkuara.

Me anë të këtij gjesti, ata kërkojnë ndërprerjen e procedimeve ndaj të rinjve që ushtrojnë të drejtën e protestës.

“Jemi kundër dy standardeve. Nuk duhet të procedohen studentët, ndërsa makinat bllokojnë rrugët e Tiranës, bllokojnë trafikun. Jemi në protestë dhe i kemi të qartë kërkesa. Gjoba deputetëve dhe mos procedoni studentët”, shprehen ata.