Qytetarët po zhvillojnë një protestë para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

I pranishëm në këtë protestë ishte dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në fjalën e tij në protestën para bashkisë së Tiranës, u shpreh se kreu i bashksë, Erjon Veliaj duhet të ishte në burg së bashku me vartësit e tij.

“Kjo është protestë e shoqërisë civile. Si deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, e kemi për detyrë të jemi në mbështetje të tyre. Zyrtarë të afërt me Velijan kanë guxuar të vjedhin. Veliaj do të duhej të ishte me 5 vartësit e tij në qeli dhe jo në zyrën e bashkisë. Ka shumë arsye për të protestuar. Ky nuk është një rast i shkëputur. Nëse hetoni, kjo është skemë e shtrirë në çdo bashki të vendit. Opozita, do të duhet t’i prijë qytetarëve për të bërë të mundur hetimet.”, tha Bardhi.