Pas ambasadës amerikane dhe asaj britanike në Tiranë, ka reaguar edhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri lidhur me dhunën e ushtruar në protestën para bashkisë së Tiranës.

Në reagimin e Prezencës së OSBE në vendin tonë thuhet se protesta paqësore është një akt demokratik, por dhuna jo.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”, thuhet në reagim.