Qindra shqiptarë në Firenze të Italisë janë mbledhur në një protestë masive, duke iu bashkuar revoltës kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama. Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta me thirrje të ashpra, protestuesit kanë bërë përgjegjës Ramën për një sërë politikash abuzive.
Fokusi i pakënaqësisë së tubimit në Firence ka qenë mbrojtja e pasurive kombëtare, me theks të veçantë te kundërshtimi i projekteve si ai në Zvërnec, të cilat protestuesit i cilësojnë si shkatërruese për mjedisin dhe interesin publik.
Ky tubim në qytetin italian është pjesë e tubimeve të protestave të njëpasnjëshme në qendra të rëndësishme si Uashingtoni, Londra, Berlini, Vjena dhe Milano.





