Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka deklaruar në botën e informacionit gënjeshtrat dhe gjysmë të vertëtat marrin më tepër hapësirë. Ai thesksoi se merr seriozisht zërin e Komisionit Evropian.

“Nga vitet e gjata në detyrë kam mësuar që kur thua Bruksel është një fjalë shumë komplekse, ka shumë organizma dhe ka shumë zëra në Bruksel. Për ne të gjitha zërat në Bruksel janë mjaft të respektueshëm, por ka një fjalë që e marrim shumë seriozisht që është zëri i Komisionit.

Deri më tani më duhet t’ju them se Komisioni është në krye të gjithçkaje duke qenë shumë i mirëinformuar bazuar në fakt. Dhe arsyeja pse them gjithmonë qysh prej një kohe të gjatë që në këtë botë informacioni, apo sistemeve shumë kaotike të informacionit dhe pikëpamjeve mjaft të debatueshme, ku e vërteta gjen gjithmonë e më pak hapësirë, e gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat e të vërtetat e rreme gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë, Komisioni mbetet i forte”, tha ai.