Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit.
Ata u drejtuan drejt Politeknikut pasi policia ndërhyri për heqjen e banderolës në të cilën shkruhej: ‘Studentët: Ju erdhi fundi”.
Protestuesit arritën të futen në ambientet e Universitetit dhe më pas afishuan për disa çaste banderolën dhe më pas u larguan. Ata shihen duke valëvitur banderolën teksa vijon protesta para Kryeministrisë.





