Pas fjalimeve, qytetarët kanë nisur marshimin e përditshëm.
Turma e protestuesve, me flamuj dhe pankarta në duar, po marshon në rrugët e Tiranës, ndërsa vijojnë thirrjet kundër qeverisë.
Kujtojmë se protesta ka hyrë në ditën e 38-të, me qytetarët që vazhdojnë revoltën e tyre kundër klasës politike.
Protestuesit përsërisin thirrjet për një lëvizje paqësore dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.





