Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas takimit me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku tha se ka ngritur shqetësimet e opozitës për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri.

Berisha deklaroi se gjatë takimit ka paraqitur pretendimet e opozitës lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve shtetërore.

“Në takimin me Sekretaren e Përgjithshme, paraqitëm realitetin në të cilin nga kryeministri tek inspektori i policisë janë në bashkëpunim të dokumentuar tashmë me klanet më të rrezikshme të drogës në Europë dhe më gjerë. Shqipëria është e ditur, sot eksportuesi kryesor i kanabisit, kurse klanet shqiptare të kokainës janë transportuesit kryesorë të këtij helmi nga Amerika Latine në Europë”, shprehet kreu i PD.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratës së tij iu kushtua paketës së ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të cilën Berisha e kundërshton.

Berisha pretendoi se ndryshimet synojnë të favorizojnë Kryeministrin Edi Rama, familjarët e tij dhe anëtarë të qeverisë. Këto janë akuza politike të Berishës dhe nuk përbëjnë konstatime të një organi gjyqësor.

“Janë bilionerët e drogës të cilët lajnë bilionat e tyre në Shqipëri me efekte shkatërrimtare mbi ekonominë shqiptare. Prodhimi industrial sipas Eurostat-it ka rënë me 15.3% në pesë vite, kurse popullata, Shqipëria po shpopullohet me ritme të, të tmerrësisht të shpejta. Në 1000 shqiptarë, sot 466 jetojnë në hapësirën e Bashkimit Europian. E gjitha kjo është rezultante e politikës së ndërtimit të narkoshtetit që ndoqi Edi Rama, dhe tani, kur skandalet ndjekin njëra-tjetrën, ai paraqiti ndër të papritura dje, një paketë ndryshimesh të nja 100 e sa neneve në Kodin e Procedurës Penale, në të cilat ka absolutisht parasysh mbrojtjen e vetes së tij, vëllaut të tij, familjarëve të tij, dhe ministrave të tij”, deklaroi Berisha.

Reagimi i plote i Berishes 

Sapo përfunduam një takim të veçantë dhe të rëndësishëm me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në këtë takim, paraqitëm situatën dramatike në Shqipëri, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë dhe de facto sot, narkoshteti ndoshta më i konsoliduar se çdo narkoshtet tjetër në botë.

Në takimin me Sekretaren e Përgjithshme, paraqitëm realitetin në të cilin nga kryeministri tek inspektori i policisë janë në bashkëpunim të dokumentuar tashmë me klanet më të rrezikshme të drogës në Europë dhe më gjerë. Shqipëria është e ditur, sot eksportuesi kryesor i kanabisit, kurse klanet shqiptare të kokainës janë transportuesit kryesorë të këtij helmi nga Amerika Latine në Europë.

Janë bilionerët e drogës të cilët lajnë bilionat e tyre në Shqipëri me efekte shkatërrimtare mbi ekonominë shqiptare. Prodhimi industrial sipas Eurostat-it ka rënë me 15.3% në pesë vite, kurse popullata, Shqipëria po shpopullohet me ritme të, të tmerrësisht të shpejta. Në 1000 shqiptarë, sot 466 jetojnë në hapësirën e Bashkimit Europian. E gjitha kjo është rezultante e politikës së ndërtimit të narkoshtetit që ndoqi Edi Rama, dhe tani, kur skandalet ndjekin njëra-tjetrën, ai paraqiti ndër të papritura dje, një paketë ndryshimesh të nja 100 e sa neneve në Kodin e Procedurës Penale, në të cilat ka absolutisht parasysh mbrojtjen e vetes së tij, vëllaut të tij, familjarëve të tij, dhe ministrave të tij.

Me këtë paketë, përveçse përjashton dënimet me burg në masat nën pesë, nën pesë vite dënim, Edi Rama kërkon me çdo kusht të zhvlerësojë provat me ligj, të zhvlerësojë provat që janë të, të gjetura në aparatet celulare, të zhvlerësojë provat të cilat janë të gjetura në, në vende të ndryshme.

Rikujtova se këto, kjo përpjekje është në kundërshtim flagrant me Gjykimin e Strasburgut dhe Gjykatën Franceze të cilat regjistrimet që gjetën për bandat i kanë quajtur të vlefshme dhe plotësisht të përdorshme. Pra, atë që, atë që s’arritën ta bëjnë me presione mbi drejtësinë, tani kërkojnë ta bëjnë me ligj.

U rikujtova gjithashtu se shumica e provave në dosjen Balluku, shumica e provave në dosjen Agasi, shumica e provave në dosjen Ermal Beqiri, dhe të Vlora Hysenit janë direkt të lidhura me Edi Ramën dhe akuzojnë Edi Ramën. Ndër të tjera njoftova sekretaren se këtë paketë, me gosipin e tyre përpiqen ta paraqesin si të miratuar nga Këshilli i Europës.

Unë kërkova që kjo paketë të mos votohet në asnjë mënyrë, të kërkova që kjo paketë t’i kalojë për ekspertizë Komisionit të Venecias. Shqipëria nuk ka nevojë të zbusë ligjet në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, përkundrazi, ka nevojë t’i forcojë. Përveç kësaj, theksova se paketa amniston pothuaj de facto të gjitha krimet elektorale. Pra, është një mbështetje e stërfuqishme për vetë Ramën, familjen, qeverinë e tij dhe botën e krimit në Shqipëri.

Ajo çka unë kam kënaqësi t’i informoj shqiptarët, Sekretarja e Përgjithshme më siguroi se Këshilli i Europës, ekspertët e tij, nuk e kanë miratuar këtë paketë, dhe kjo nuk është një paketë e sugjeruar apo e miratuar apo e hartuar nga specialistët e Këshillit të Europës.

E falënderova shumë për pritjen dhe vendosëm që të vazhdojmë dialogun dhe me institucionet, me departamentet e tjera të Këshillit të Europës për këto zhvillime.