Është zbuluar identiteti i personit që u pa duke bërë një gjest provokues me dy gishta gjatë protestës para Kuvendit, ku më pas u tensionua situata mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për deputetin e PSD-së, Besnik Brahimi.
Pas gjestit situata u përshkallëzua për pak çaste, ku ndërhyri edhe policia, që më pas u përplas me protestuesit.





