Debatet kanë shoqëruar seancën e sotme plenare. Sakaq Kuvendi rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit për ndryshimin e rendit të ditës ku kërkonte që të votohej ndryshimi për komisionin për Reformën Zgjedhore.

Më herët Gazment Bardhi në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, kërkoi që të futej kjo pikë në rendin e ditës. Bardhi akuzoi mazhorancën se po tallet me Reformën Zgjedhore dhe se prej 1 viti e gjysmë po e mbajnë peng.

Ndërkohë debati sa i takon kreut të grupit parlamentar dominoi në seancën e sotme.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po ndërhyn në punët e brendshme të opozitës.