Jo vetëm ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha do të ketë raportuesit e vetë digital që e informojnë për gjithçka e më pas i denoncon në profilin e tij në Facebook, por edhe degët e PS-së në qarqe do të kenë koordinatorët digital.

Të paktën kështu informon deputeti Anastas Angjeli, teksa sot ka marrë pjesë së bashku me deputetin Taulant Balla në takimin me strukturat e PS-së në Qarkun e Elbasanit. Koordinatorët digital do të informojmë rreth gjithçkaje që ndodh në terren në bazën e partisë.