Në një ditë të ngarkuar pune të gjithëve na ndodh që ta konsumojmë vaktin e drekës në tavolinë dhe mos të shkëputemi nga puna.
Mund të ndodhë që të jemi duke punuar jashtë orarit për një punë të cilën nuk e kemi përfunduar ende, ose thjesht nuk preferojmë që të lëvizim nga karrigia e rehatshme e punës.
Por, pavarësisht arsyeve të shumta që na shtyjnë të konsumojmë në tavolinë, Business Insider tregon 5 arsye se pse nuk duhet ta bëjmë më:
1-Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë demton shëndetin tonë, si atë fizik edhe atë mendor.
2-Reduktohet niveli i produktivitetit në punë, prandaj kërkohet ndryshim ambienti.
3-Përveç bërjes rrëmujë të tavolinës së punës, krijohen kushte për përhapjen e baktereve.
4-Qëndrimi në vetëm një ambient, ju pengon të socializoheni dhe të krijoni shoqëri.
5-Era e ushqimit mund të bezdisë koleget e tjerë.





