Pirja e ujit gjatë ngrënies së ëmbëlsirave mund të duket si një zakon i padëmshëm, por sipas një studimi të kryer në Amerikën e Jugut, ky veprim mund të ndikojë ndjeshëm në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Studiuesit zbuluan se konsumi i ujit gjatë ose menjëherë pas ngrënies së ëmbëlsirave çon në thithje më të lartë të glukozës nga trupi. Madje, sipas tyre, rritja e nivelit të sheqerit në gjak është më e madhe kur shoqërohet me ujë sesa kur konsumohen sasi më të mëdha ëmbëlsirash pa asnjë pije.

Në një eksperiment ku morën pjesë 35 persona, pjesëmarrësit që pinin ujë gjatë ngrënies së ëmbëlsirës shfaqën pikun më të lartë të glukozës në gjak, thuajse dyfish më shumë se grupet që nuk pinin fare apo pinin ujë në një moment tjetër.

Pse ndodh kjo?

Sheqeri përmban glukozë, e cila ngadalëson zbrazjen e stomakut. Kjo bën që lëngjet, përfshirë ujin, të mos arrijnë me kohë në zorrë për t’u përthithur. Si pasojë, trupi sinjalizon etje dhe krijohet ideja e gabuar se uji po ndihmon në largimin e ëmbëlsirës. Në të vërtetë, uji e përforcon efektin e saj në rritjen e glicemisë.

Cili është rreziku?

Nivelet e larta të sheqerit në gjak rrisin rrezikun për zhvillimin e rezistencës ndaj insulinës dhe mund të çojnë në diabet, veçanërisht nëse ky është një zakon i përhershëm. Prandaj, ekspertët këshillojnë të shmanget pirja e ujit gjatë ngrënies së ëmbëlsirave dhe të konsumohet para ose disa minuta pas vaktit.

Ky rekomandim është veçanërisht i rëndësishëm për personat që vuajnë nga diabeti apo që janë në rrezik të lartë për këtë sëmundje.