Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit në finalen e Ligës së Kampioneve mes Paris Saint Germain dhe Arsenalit, ishte skuadra pariziene që fitoi turneun për të dytin vit radhazi.

Në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit francez shpërtheu një entuziazëm shumë i madh teksa u panë të hidheshin edhe tymosëse dhe kapsolla duke shkaktuar edhe momente paniku mes turmës që kishte dalë në rrugë.

Padyshim që për këtë triumf të Paris Saint Germainit pati festë edhe në Elysee me presidentin e vendit Emmanuel Macron që nuk vonoi t’i drejtohet rrjetit social X për të shprehur entuziazmin e tij për këtë triumf të skuadrës pariziene që për më tepër ishte i dyti radhazi për të.

‘Një yll i ri ndriçon mbi Paris-shkruan presidenti Macron menjëherë pas penalltisë vendimtare që i dha suksesin skuadrës transalpine-të lumtë PSG, që po bën të gjithë Evropën të ëndërrojë. Franca është krenare’.