Luis Enrique ka ndërmend të mbyllë karrierën e tij si trajner përpara moshës 60 vjeçare.
Trajneri i Paris Saint Germain e ka pohuar këtë në një intervistë të dhënë për ‘La Nueva España’ duke thënë se nuk dëshiron të shndërrohet në ‘plakun gërrnjar’ klasik të futbollit që vazhdon të jetë në pankinë edhe në një moshë të madhe.
Trajneri asturian theksoi se e kishte diskutuar këtë në familje me bashkëshorten e tij përmes një pakti ironik me vëllain e tij më të vogël, Felipe, një nënpunës 55 vjeçar që ka fiksuar moshën 61 vjeç për të dalë në pension duke thënë tekstualisht: ‘I them gjithnjë që duhet të dal në pension përpara atij, kështu që i bëni vetë llogaritë’-pohoi Luis Enrique.
Edhe pse e la pak të hapur mundësinë e vijimit të karrierës së tij në bazë të motivimeve dhe energjive të ardhshme për të evituar që parashikimi i tij t’i kthehet si boomerang, trajneri aktual i PSG theksoi se për të marrja në konsideratë e zgjatjes së profesionit të tij përtej moshës 60 vjeç do të përbënte në fakt një gabim në vlerësim.





