Izraeli ka marrë emrat e tre pengjeve që Hamasi thotë se do të lirojë të shtunën përmes ndërmjetësimit të Egjiptit dhe Katarit, thotë Zyra e Kryeministrit.
Ata janë Sasha Trufanov 29 vjeç, Sagui Dekel-Chen 36 vjeçe dhe Yair Horn 46 vjeç.
Zyra e kryeministrit thotë se lista është e pranueshme dhe familjarët e pengjeve kanë miratuar publikimin e emrave.
Të tre pengjet që do të lihen të lirë nesër u rrëmbyen nga Kibbutz Nir Oz.
Ndërkohë Shefi i Shtabit të IDF-së, gjeneral-lejtnant Herzi Halevi u kërkon falje ushtarëve peng të liruar së fundmi gjatë një takimi këtë mëngjes.
“Ju ishit ushtarë të mrekullueshëm, ju kërkoj falje për atë që përjetuat në robëri,” u thotë Halevi katër nga pesë ushtarët e mbikëqyrjes që u mbajtën nga Hamasi për 15 muaj.