Blerim Kotobelli dhe Teuta kanë ndarë rrugët. Skuadra durrsake konfirmoi mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin duke shprehur mirënjohjen ndaj kapitenit për përkushtimin e tij gjatë qëndrimit të tij në radhët e saj: Faleminderit, kapiten Blerim Kotobelli! KF Teuta shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për kapitenin Blerim Kotobelli për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm me fanellën blu. Me shpirt luftarak, pasion dhe udhëheqje brenda dhe jashtë fushës, Blerimi ka qenë një shembull i vërtetë për klubin dhe për tifozët tanë Faleminderit për çdo sakrificë, për çdo emocion dhe për çdo moment të paharrueshëm. Emri yt do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së KF Teutës. Të urojmë suksese në çdo hap të ri të karrierës dhe jetës! Faleminderit, kapiten!
Largohet kapiteni Kotobelli, klubi durrsak: Emri i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së Teutës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Riaktivizohet zjarri në malin e Qukësit, zjarrfikësit luftojnë me flakët për 11 orë
Zjarri pranë Hotel Turizmit në Sarandë, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova
KLGJ rrit pagën e gjyqtarëve! Shtohet rroga me 65 mijë lekë nga 1 gushti, mund të thellojë përplasjen me qeverinë





