Teuta dhe Laçi u përballën bashkë në stadiumin “Niko Dovana”, një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri. Ky takim u mbyll me barazim pa gola. Kjo përballje u shërbeu të dyja skuadrave për të matur gjendjen fizike dhe nivelin e përgatitjeve si dhe për të provuar lojtarët e rinj, skemat taktike dhe alternativat në formacion. Për Teutën, kjo ishte një tjetër mundësi për stafin teknik që të konsolidojë idetë e lojës dhe të përgatisë skuadrën për sfidat zyrtare të sezonit. Skuadrat e Edlir Tetovës dhe Qatip Osmanit nuk ia dolën të shkonin te goli. Një sfidë kjo e cila u pa edhe si test përpara fillimit të kampionatit. Vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi i Abissnet Superiore. Laçi pret Elbasanin në javën e parë, ndërsa Partizani sfidon Teutën.
Teuta barazon me Laçin në miqësoren e luajtur në Durrës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
‘Nuk ka rivalitet që të justifikojë mungesën e respektit’/ Juventus dënon gjestin e tifozëve që ‘njollosën’ homazhin për Mazzolën
Gold AG: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!
Horoskopi ditor, e hënë 21 shtator 2026
FBI ‘zbarkon’ nesër në Tiranë, mblidhen 235 pjesëmarrës të agjencive ligjzbatuese nga Europa dhe SHBA





