Momente paniku dhe ankthi janë regjistruar gjatë një ndeshjeje futbolli në Lezhë, ku lojtari Lorenc Trashi ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës.
Incidenti ka ndodhur pa pasur asnjë përplasje apo kontakt fizik me lojtarët e tjerë, pasi futbollisti është shtrirë vetë në fushë.
Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për t’i dhihur ndihmën e parë, duke bërë të mundur që ai të kthehej në vetëdije në fushë, ndërsa më pas u transportua me autoambulancë drejt spitalit të Lezhës.
Lidhur me ngjarjen, trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e lojtarit është e mirë. Sipas tij, shkaku i bllokimit të papritur ka qenë një dhimbje e fortë dhe bllokim në stomak. Lojtari vijon të mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve, por rreziku ka kaluar.





