Autori i golit që i dha avantazhin e përkohshëm 2-1 Teutës, ndaj Tiranës, Muço Boçi, është i bindur se me skemën që aplikon Tetova, ai do të ketë më shumë mundësi të shfaqet rrezikshëm para portës.

“Jam shumë i lumtur për tre piket sot, ishte një fitore e jashtëzakonshme për ne. Falënderoj çunat e ekipit për shpirtin e garës dhe vazhdojmë përpara.

Mendoj se është skema perfekte për pozicionin tim dhe shprehem më mirë, jam më i lirshëm. Është thjesht këmba e kundërt, por vazhdojmë me stërvitjen dita-ditës dhe e përmirësojmë. Mendoj se është fiks skema e përshtatshme për mua dhe çdo ndeshje mendoj se do të ketë hapësira për të bërë akoma më shumë”, tha Boçi.